Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar Ibrahim Rugovën duke e cilësuar si “yll për të ardhmen e Kosovës”. Në një shkrim në Facebook, thotë se ishte shqiptari që solli lëvizjen e Europës Moderne.

Shkrimi i plotë:

Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re