Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari, është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Valbona është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen me pamjen e saj.

Ajo përherë është treguar shumë diskrete për sa i përket familjes së saj dhe rrallëherë publikon foto me ta. Mirëpo, dita e sotme është shumë e veçantë për Valbonën pasi nipi i saj feston ditëlindjen.

Ajo ka publikuar një foto me të dhe pranë ka shkruar:

“Edhe 100 zemra e tezes ti. Vetëm gëzime paç në jetë. Të kam zemër”; por ndërsa disa nga ndjekësit i kanë uruar ditëlindjen, të tjerët nuk kanë ngurruar t’i bëjnë komplimente nipit të Valbonës i cili është po aq simpatik sa tezja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re