Skip to content

Ylli Brahimi, biznesmeni mik i Vis Martinaj që i shpëtoi mrekullisht atentatit në mes të Milotit në janar 2021

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ylli Brahimi, biznesmen është njeri prej personave që ishte ne qëndër të atentatit mbrëmjen e kësaj të premteje në Milot.

Brahimi, 47 vjec ka qenë objektiv i një atentati në qendër të qytetit të Milotit edhe në janar 2021. Ai u plagos nga dy persona mbi një motor me një armë tip automatik.

Në atë kohë Yllir Brahimi u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës pas atentatit që ndodhi rreth orës 12 të mesditës.

Atentatorët sipas pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë e shfaqnin Ibrahimin duke lëvizur në këmbë bashkë me dy miqtë e tij në trotuar në qendër të Milotit kur dy persona të hipur mbi një motor tip Suzuki qëlluan në drejtim të tij.

Autorët e atentatit kanë zbritur nga motori, dhe kanë qëlluar dhjetëra plumba mbi biznesmenin ndërsa dy personat që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi. Ibrahimi është rrëzuar më pas në trotuar i plagosur dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrjes kirurgjikale.

Pak kohë më parë brahimi ishte marrë në pyetje pas vrasjes s ëish-policit Xhelal reci në Kurbin.

Brahimi njihet si mik i Ervis Martinajt.

Ndërsa miku I tij Klisman Prenci, gjithashtu ka qënë objekt I një atentati disa javë më parë në qytetin e Lezhës, ku ishte duke udhetuar në një makine me kusheririn e tij Blerim Prenci I sapo ardhur nga Gjermania.

Prenci sipas burimeve shendetosore ka nderruar jete nga atentati i mbremjes se sotme ndersa ylli Brahimi eshte ne gjendje te rende.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë