Njëra nga politikanet më të respektueshme në Gjermani, Manuela Schwesig, ka dhënë dorëheqje nga detyrat e saj si partnere në qeverinë e Angela Merkel, për shkak të një sëmundjeje kancerogjene.
Schwesig tregoi se është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe si rrjedhojë ka vendosur që të largohet nga detyrat e saj si udhëheqëse e brendshme e socialdemokratëve, duke e lënë të zbrazët karrigen e saj që zakonisht u gjend pranë Merkelit.
45 vjeçarja e cila konsiderohej si një “lidere permanente” kishte më shumë se dy vite që udhëhiqte me rajonin Mecklenburg-Vorpommern.
“Lajmi i mirë është se kanceri është i shërueshëm, por trajtimi mjekësor është i domosdoshëm,” tha Schwesig në një fjalim drejtuar kolegëve të saj. Schwesig, e cila po konsiderohej si “yll në ngritje” i socialdemokratëve, filloi karrierën politike në moshën 34 vjeçare.
Për pesë vite, ajo u bë ministre e kabinetit të Merkel dhe shumë e shihnin si figurë unifikuese për vendin.