David Labrava, ylli i serialit televiziv “Bijtë e anarkisë”, është detyruar të njoftojë në profilin e tij Instagram lajmin e kobshëm se djali i tij 16 vjeç, Tycho, u vetëvra.

Labrava botoi disa foto me të dhe shkroi:

“Kurrë, por kurrë nuk e kisha menduar se do të publikoja diçka të tillë. Ky është djaloshi im Tycho. Ai ia mori jetën vetes në moshën 16-vjeçare. Ai vuante nga një depresion që nuk mund ta dallonim pasi na dukej i lumtur”, shkroi Labrava.

Aktori gjithashtu hapi një faqe për mbledhjen e parave në platformën GoFundMe në kujtim të të birit dhe dëshirës së tij të fundit.

“Dëshira e fundit e tij Tychos ishte: “Jepni të gjitha paratë e mia për organizatat që ndihmojnë njerëzit me depresion dhe çrregullime bipolare”, shkroi aktori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re