Ylli Manjani ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvend, ku deputetët e opozitës grisën fletët e votimit për emërimin e Lindita Nikollës, në krye të Kuvendit.

Manjani shkruan se grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon aspak faqen e zezë të vendimeve të natës, duke iu referuar përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi Parlamentar i PD.

“Me thënë të drejtën Lindita Nikolla është gjetje për të drejtuar Kuvendin.

Personalisht më vjen mirë për Linditën dhe i uroj suksese!

Kjo grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon aspak faqen e zezë të vendimeve të natës…

Të bësh deal me Ramën e të zihesh me Linditën, kot pa lidhje, s’ka asnjë kuptim.

Apo ke faj o Sali, ke faj..!”, shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko