Ylli Manjani shkruan se opozita s’ka më pikë kredoje dhe është e pabesueshme për qytetarët.

Me anë të një shënimi në rrjetet socialem ai shton se s’ka se si të ketë një opozitë të bashkuar, kur Lulzim Basha i merr vendimet vetë, pa pyetur askënd.

“Ja pra dëmi që sjell një opozitë që nuk e beson askush që është opozitë!

Megjithë përpjekjet ekzibicioniste të qeverisë dhe mjeshtrave të propagandës që ajo ka, për të tërhequr vemendjen me qese në xhep; me fjalime idiote në Parlament; me vendime gjasme antiluks dhe njëkohësisht me lajme mbi makinën super luks të Ramës, prap qeveria nuk bëhet më lajm…

S’ka sesi, sepse të gjithë e dinë se këto janë muhabete kot. Sepse asgjë nuk ndryshon.  Sepse qeveria ka në borderonë e saj opozitën.

Njësoj si kur hyjnë si kur dalin nga Parlamenti. Si opozita e kërpëratës si e Lulzim Bashës. Asnjë dallim

Edhe sikur të thotë mrekullira, kjo opozitë ska më pikë kredoje publike. Aq më tepër kur njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit… Zaten kur Luli i merr vendimet vetë, pa pyetur njeri ska se si të ketë një opozitë të bashkuar. Përkundrazi…

Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm.☹

Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar.

Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propanda e saj”, shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re