Në Shqipëri dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar taktikat që po përdor secila parti.

Postimi plotë i Manjanit:

Hartimi i listave reflekton taktikat e ndryshme elektorale. Secila parti ka përdorur teknikën e saj në funksion të taktikës së zgjedhur.

1. PD ngjan si makinë me rrota aktive para. Motorri dhe rrotat aktive janë të lidhura drejtpërdrejt me sistemin e drejtimit.

Motorri në këtë rast tërheq. Udhëheqësit e listave janë në krye për të dëshmuar marrje përgjegjësie.

Votuesi ka disi luks sepse i duhet të zgjedhë drejtuesin që tërheq makinën, pa u shetësuar shumë për pjesën e pasme të makinës. Pra nuk ka presionin që,a po bëhen udhëheqësit deputetë.

Lista në këtë rast është me këtë mesazh: ne që drejtojmë marrim përgjegjësinë.

2. PS ngjan si kamion me rrota aktive pas. Pra drejtimi nuk është në krye. Nuk tërheq, siç thot Rama, por shtyn.

Shtyn kamionin duke presuar votuesin.

Votuesi në këtë rast është nën presion sepse drejtuesi është i rrezikuar. Kështu mund të fiket motorri dhe ngeç kamioni.

Motorri ndërkohë është me kilometra të mbaruara, por faji për fikjen mund ti mbetetet votuesit, jo shoferit… Super presion.

Kjo listë që ngjan më shumë si bast sesa si llogari. Basti është po fitova i marr para po humba fajin e ka populli, por bëra reformë të madhe pastrimi.

Nuk dua të besoj që Pandi, Gramozi, Fatmiri apo edhe vetë Rama do hyjnë në parlament me skemën e djegies së mandateve…

3. LSI ngjan si foristradë me 4 rrotat aktive, ku të gjitha rrotat punojnë me motorr në vete. Harxhon shumë karburant, sepse rruga ku ecën është shumë e keqe. Motorrët e rrotave i lidh vetëm një telekomandë bateria e të cilës nuk është dhe aq e fortë…

Mesazhi që jep është: secili për vete, por partia përfiton.

4. Partitë e tjera janë si makina në offiçinë, me rrota në ajër që bëjnë prova si lidhet motorri me rrotat…

Këto janë vërtetë KÇK elektorale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re