Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, pas kalimit të saj në Prokurorinë e Dibrës

“Fjala e duhur që Prokuroria e përdor për veten është “moskompetencë”. Fiks, po fare fiks! Kompentencë do të thotë, para së gjithash, këllqe. Prokuroria e thotë vetë që nuk i ka!

Ama kush proteston e ngre zërin kundër hajnave të votave, pushtetit e produkteve të tij, e ha. Aty po, shkëlqen Prokuroria e cila është e gjitha nën varësinë e policisë politike…

“Shkëqen”, është fjala se në fakt edhe aty ka dështuar paq. Frikshëm fare!

Asnjë i arrestuar për politikë nuk ka përfunduar i dënuar… Ngaqë e kemi prokurorinë “kompetente”…”, shprehet Manjani.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re