Media e Ylli Ndroqit, Ora News, ka publikuar ditën e sotme disa mesazhe, ku pretendohet se persona me pushtet politik e kanë shantazhuar, në mënyrë që të mos publikojë lajme kritike për Bashkinë e Tiranës.

Në lajmin e publikuar nga Ora News, nuk thuhet se kush i ka dërguar këto mesazhe, por pretendohet se ato kanë lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Në mesazhet e publikuara, sulmohet veçanërisht gazetarja Beti Njuma, ish drejtore e informacionit në Ora News.

“Shantazhet ndaj Ylli Ndroqi nuk erdhën vetëm nga politika, biznesi dhe bota e krìmìt por në emër të Erion Veliajt, Ylli Ndroqi, pronari i Ora News është shantazhuar edhe nga pronarë mediash, gazetash e portalesh me lidhje të dyshimta ekonomike e kriminale që kërcënuan me publikimin e çertifikatave personale të Ylli Ndroqit. Provat dhe faktet janë të pakontestueshme“, thuhet në njoftimin e Ora News.

Më poshtë mesazhet e publikuara nga Ora News:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re