Gazetari Ylli Rakipi dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë debatuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, lidhur me akuzat ndaj Lulzim Bashës, se ka punuar kundër ushtarëve të UÇK-së.
Rakipi e pyeti Spiropali, se për çfarë e akuzojnë Bashë dhe çfarë gabimi ka bërë ai, por Spiropali nuk pati asnjë përgjigje.
Rakipi: Çfarë ka bërë zoti Basha? Mund të na thoni çfarë ka bërë zoti Basha në këtë rast?
Spiropali: Pse e mbroni Bashën sikur ai të jetë një bebe?
Rakipi: Unë dua të pyes se çfarë të keqe ka bërë Lulzim Basha?
Spiropali: Lulzim Basha nuk bën as mirë as keq se nuk bën asnjë punë. Unë merrem me faktin se Lulzim Basha nuk di të përgjigjet.
…
Rakipi: Po vijnë zgjedhjet dhe këta duhet të gjejnë gjëra për Bashën. Dalin njerëz të tronditur dhe bërtasin. Juve ju duhen këto gjëra për votimet. Disa televizione i vutë në punë për këtë, nxorrën këtë zotërinë dhe bëtë cfarë deshët.
Spiropali: Edhe në këtë emision kjo po diskutohet.
Rakipi: Po ka më të zotë se ju për të bërë këtë gjë?
Spiropali: Epo e meritojmë këtë vend pra.
Rakipi: Në këtë gjendje që e keni sjellë këtë vend, e meritorni 100 vjet ta mbani. Sa të doni!
Spiropali: Basha të vazhdojë, përse nuk vazhdon. Nëse the se Bellanica ngjall të vdekurit, Basha vdes të gjallët.
/TPZ.al/
