Ylli Rakipi thotë se të gjitha pushtetet janë përqendruar në duart e Edi Ramës. Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai u shpreh se Rama përdori edhe opozitën e re, të cilën haptazi e ka përçmuar.

Më thuaj një pushtet që nuk e ka Edi Rama. Një i dërguar i zakonshëm nga SHBA e njohu si legjitim Parlamentin. E pe kush ishte në Parlament? Erdhi një moment që Edi Rama nuk duronte dot monstrat që u futën në Parlament, njerëz mediokër.

Pse një lider që udhëheq maxhorancën duhet të pranojë atë Parlament me të cilin votonte ligjet dhe më pas i vinte rëndë. Ai është i bindur që fiton pas një muaji. Ti bënte atëherë zgjedhjet. Një njeri që ka dashur t’i rrëmbejë të gjitha”, tha ai.

Rakipi tha se dëshira e Ramës për të mbajtur pushtetin buron nga frika se çfarë e pret po e humbi.

Ikja është e kushtëzuar. Iki po ku shkoj? Nesër unë kam problem me ligjin. Këtu 10 veta e ndajnë vendin. Arsyeja pse Putini nuk ikën është e thjeshtë. E pret vetëm një gjë. Ky është një regjim ku një njeri i vetëm ka në dorë të gjitha institucionet. Kjo klasë politike ka një vulë turpi”, tha ai.

Të kam ftuar për të folur për këtë që po ndodh në Shqipëri, fushatë. Ti mendon se e kanë për jetë a vdekje?

Mendoj se ishte shkruar edhe me pasion. Nuk e mendoj se është luftë për jetë a vdekje. Është një pikëpamje që dikush mund të ikë nga politika. Në ditët e sotme sistemi në të cilin jetojmë ka pësuar goditje të mëdha dhe këto dallgë s’ka se si të vijnë në Shqipëri.

Ne ndoqëm zgjedhjet në SHBA. Shqipëria është ndër vendet e fundit post komunist dhe besoj duhet të ishte e shkruar në kushtetutë që një njeri nuk duhet të udhëheqë më shumë se 4 vjet. Ndodh që të mos e pranojmë dot estetikisht një njeri.

Çfarë ka marrë ai?

Këtu nuk ka sistem, ka një regjim, mund ta zbusësh ti. Për mua ti e sheh pak majtas.

Unë nuk e fsheh këtë.

Ky njeri ka ndërtuar një regjim. Procesi që nisi një vit e ca më parë, Shqipëria duhet të kalonte në zgjedhje.

Unë që atëherë e kam thënë që ishte një vendim i gabuar, opozita nuk braktis kurrë.

E di ti kush është opozita në Rusi, është në burg. Navalny është sot në burg. Ti flisje në monolog për Berishën, ai ka ikur.

Nuk ka ikur.

Demokracia është garë. Këto zgjedhje do ta tregojnë më së miri këtë që po them. Ky është një regjim që i ka në dorë të gjitha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re