Avokati Kujtim Cakrani ka publikuar në një postim ku shkruan se Bashkia Berat ka vendosur yllin bolshevik në flamurin kombëtar.  Ndërkohë avokati ka bërë edhe një kallëzim penal ndaj Bashkisë, Prefekturës dhe Këshillit Bashkiak të Beratiti pasi sipas tij këta janë përgjegjësit që kanë vendosur yllin në flamur që u përdorë në kohën e Komunizmit.

Më Berat është përkujtuar 76-vjetori i krijimi të batalionit ‘Rinia’ që njihet si një nga formacionet më të rëndësishme të Luftës Nacional Çlirimtare. Ky batalion u formua më 20 shtator 1943 q ëmë pas u pagëzua me emrin e heroinës së popullit “Margarita Tutulani”.

Me këtë rast u organizuan homazhe, dhe u vendosën kurora më lule pranë lapidarit përkujtimor nga Prefektja e qarkut Berat, si dhe pjesëmarrës nga Bashkia. Në këtë përkujtimore janë kënduar nga nxënësit e shkollave këngë partizane.

Por nga ana tjetër Avokati Kujtim Cakrani ka publikuar në një postim ku shkruan se Bashkia Berat ka vendosur yllin bolshevik në flamurin kombëtar.  Ndërkohë avokati ka bërë edhe një kallëzim penal ndaj Bashkisë, Prefekturës dhe Këshillit Bashkiak të Beratiti pasi sipas tij këta janë përgjegjësit që kanë vendosur yllin në flamur që u përdorë në kohën e Komunizmit.

“I jemi drejtuar Prokurorisë ku kallzojmë tre institucionet, pasi me shperdorim të detyrës kanë poshtëruar simbolet e flamurit tonë kombëtar. Në qytet janë disa institucione dhe monumente ku është shtuar ylli. Ne e kallëzojmë këtë veprim të bashkisë pasi bie ndesh me nenin 14. Kjo është vepër penale. Shkaku është se prej vitesh qytetarët Beratas po bashkëjetojnë me ktë. Në hyrje të Dëshmorëve të Atdheut. Edhe në lapidarin në hyrje të Beratit. Se kush i ka bërë këto përgjegjësin e mbajnë këto tre institucione. ” ka thënë Cakrani.

Kallëzimi i Avokatit

 

/Shqiptarja.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re