Ylli i Brazilit dhe i Chelseat, Willian, ka nisur një hetim për një nënshkrim të falsifikuar të tij në një dokument që “ka qarkulluar edhe në tregun e futbollit”.

Anësori i Chelseat ka urdhëruar avokatët e tij që të marrin veprime ligjore për një letër të “falsifikuar” e cila autorizon edhe ndryshimin e ambientit.

Braziliani ka shpërndarë një dokument në instagram me një deklaratë që denoncon autorësinë e saj.

Letra, në të cilën Willian thotë se “po qarkullon në tregun e futbollit”, përmend sanksionimin dhe ndryshimin e përfaqësuesve të tij nga 15 gushti.

“Dua që të qartësoj që kurrë nuk e kam nënshkruar një letër të tillë, përmbajtjen e të cilës e mohoj tërësisht”, shkroi Willian në Instagram.

“Në fund, këtu shihet që nënshkrimi i im qartë është falsifikuar, apo është keqpërdorur. Dua t’i informoj avokatët e mi që të procedojnë me aspektet ligjore në gjykatë për ta vërtetuar letrën”, shkruan më tej në letër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re