Është ndarë nga jeta në moshë të re, i afërmi i biznesmenit Ylli Ndroqi, si pasojë e Covid 19. Ladi Pasmaçiu, është prekur pak javë më parë nga Covid dhe nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht moshës së re, dhe faktit që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Mësohet se Pasmaçiu e ka marrë virusin në spitalin francez në Tiranë, ku kishte çuar bashkëshorten e tij për t’u kuruar, ndërkohë që po nga Covid ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe babai i tij.

Një mesazh prekës për largimin e parakohshëm të tij nga jeta e ka bërë dhe bashkëshortja e Ylli Ndroqit, Mimoza, e cila shkruan se sot është një ditë tragjike për të gjithë familjen. Ladi Pasmaçiu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, ku nuk mundi ti mbijetonte dot sëmundjes së rëndë.

“Ladi asnjeher sdo te harrojm vlla, shume shpejt u largove nga kjo jete, ste erdhi keq per Dianen bashkeshorten tende qe cdo hap te jetes ajo ka qen bashke me ty, po per djemte mor Ladi pa i drejtuar ne jete per ti dhene timonin qe ata ta dinin si ta drejtonin.

Pse mendove te ikesh kaq shpejt se nenen dhe baben e ke respektuar aq sa jo cdo djal mund ta bente kete, asnjehere nuk dije te prishje qef me asnjenjeri, sa here te thonim Ladi duam kete apo ate, dhe ti me vrap vije me shum dashuri i beje per njerezit,nuk e dij nuk kam fjale te betohem ne zot na ke shokuar te gjitheve.

Yllit nuk i pushojn lotet nga mengjesi i dites se sotme e deri ne kete moment qe po i drejtohemi baneses se fundit qe do te shkosh ti. Qofsh i xhenetit shpirti jot te prehet ne paqe”, shkruan Mimoza Ndroqi në postimin e saj prekës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re