Klipet e YouTube të cilat përmbajnë “shaka” të rrezikshme dhe emocionalisht shqetësuese do të ndalohen në platformë.

Kompania tha se të ashtuquajturat “sfida” jo pak herë kanë përfunduar me dëmtime të rënda apo edhe humbje jete.

YouTube tha se përmbajtje të tilla nuk e kanë vendin në platformë. Disa prej tyre kanë tërhequr miliona shikime.

Me rregullat e reja shaka të tilla do të jetë më e vështirë të publikohen.

Ato vinë pak ditë pasi një adoleshent përplasi një makinë ndërsa tentoi të kryente sfidën “Bird Box” ku njerëzit duhet të drejtojnë makinat me sytë të mbyllur ose mbuluar.

Shakaja e mori emrin nga filmi në Netflix Bird Box. Në 2018-ën rrjeti social hoqi videot e sfidës Tide Pod.

Gjithashtu YouTube kërcënoi me mbyllje kanalet të cilat shkelin politikat në mënyrë agresive. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re