Navigimi mobil sot funksionon i gjithi me gjeste, me tërheqje nga poshtë lart e nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.

YouTube ka vendosur të adoptojë të njëjtën filozofi me aplikacionin mobil. Një përditësim i fundit i iOS u jep përdoruesve shansin për të parë videon e radhës duke tërhequr me gisht majtas ose djathas.

Duke tërhequr nga e majtas përdoruesit mund të rishohin videon dhe duke tërhequr nga e djathas mund të shohin videon e ardhshme.

Madje videoja që keni qenë duke parë në rastin kur tërhiqni nga e majta fillon aty ku e keni lënë.

Funksionet vlejnë në modalitetin portret por edhe landscape.

Me këto ndryshime YouTube shpreson se përdoruesit do të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacion.

Shumica e përdoruesve të YouTube vinë nga platformat mobile. YouTube nuk dha informacione se kur do të jenë të disponueshme në Android. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re