Organizata terroriste YPG/PKK në dy ditët e fundit ka arrestuar mbi 50 civilë që protestuan ndaj jetesës së shtrenjtë në qytetin Rakka që mban nën pushtimin e saj në Siri.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale, mësohet se terroristët e YPG/PKK-së kryen bastisje me armë në orët e natës në fshatin Al-Suwaydah në Rakka në të cilin më 8 janar janë mbajtur protesta kundër jetesës së shtrenjtë.
Terroristët e YPG/PKK-së dërguan përforcime në pikat e ashtuquajtura të kontrollit në hyrje dhe dalje të fshatit dhe hynë duke hapur zjarr në fshatin që rrethuan rreth orës 22:50.
Në këtë drejtim terroristët arrestuan 7 civilë që morën pjesë në protestat e mbajtura më 8 janar.
Organizata terroriste edhe dje arrestoi 45 civilë që donin të protestonin për koston e lartë të jetesës dhe korrupsionin e organizatës në rajonin Al-Tabqah në perëndim të Rakka-s.
Në këtë mënyrë organizata terroriste YPG/PKK, në 2 ditët e fundit në fshatin Al-Suwaydah dhe rajonin Al-Tabqah ka arrestuar mbi 50 civilë dhe i ka dërguar ato në një vend të paditur.
Pavarësisht se organizata terroriste YPG/PKK ka nën kontroll mbi 70 për qind të burimeve të energjisë së vendit, në rajonet e pushtuara prej saj formohen radhë të gjata për sheqer, karburant dhe bukë. Popullata në këto rajone jeton në varfëri.
Popullata e cila ankohet nga kjo situatë, shpeshherë zhvillon protesta, por organizata terroriste YPG/PKK hap zjarr ndaj protestuesve ose i arreston ato.
