Forcat Demokratike Siriane (SDF), një version i riemërtuar i grupit terrorist YPG/PKK, kanë rrëmbyer dhe rekrutuar të paktën 19 fëmijë që nga fillimi i nëntorit, sipas një raporti të një OJQ-je të publikuar sot.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se në mesin e fëmijëve gjendeshin dhjetë vajza, të cilat nuk lejohen të shohin familjet e tyre.

Familjet e ndara nga fëmijët e tyre kërcënohen nga grupi që të mos flasin para organizatave të OKB-së ose grupeve të të drejtave të njeriut.

Raporti tha se të paktën 156 fëmijë, 54 nga të cilët femra, janë të rekrutuar nga SDF-ja nga 537 raste të rekrutimit të fëmijëve.

Raporti regjistroi gjithashtu vrasjen e të paktën 29 fëmijëve të rekrutuar.

YPG është dega siriane e PKK-së, një grup i listuar si organizatë terroriste në SHBA, BE dhe Turqi. Mbështetja e SHBA-së për SDF-në e udhëhequr nga YPG-ja ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet me Ankaranë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re