Kryesia e Turqve Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) vazhdon punimet për të Diplomuarit në Turqi.

Me mijëra studentë ndërkombëtarë që janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë përfunduar studimet e larta në universitete të ndryshme në Turqi (në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë) i bashkohen familjes së të Diplomuarve në Turqi si akademikë, politikanë, biznesmenë, ekonomistë, sportistë dhe artistë.

Kryesia (YTB) ka shpallur dy programe stimulimi për të mbështetur këtë vit të Diplomuarit në Turqi, të cilët kanë arritur suksese me punën që kanë bërë në vendin e tyre dhe në arenën ndërkombëtar par largimit të tyre në Turqi, ose që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit të tyre. Me anë të projekteve “Programi i stimulimit akademik të të diplomuarve në Turqi” dhe “Programi i shpërblimit dhe stimulimit për shërbimet në sport” YTB do të sigurojë mbështetje materiale për të Diplomuarit në Turqi.

Në kuadër të “Programit për stimulimin akademik të të diplomuarve në Turqi” do të mbështeten punimet akademike që akademikët dhe studiuesit e diplomuar në Turqi kanë bërë dhe do të bëjnë në lidhje me kulturën, gjuhën dhe historinë turke.

Kurse me “Programin e shpërblimit dhe stimulimit për shërbimet në sport” do të shpërblehen të diplomuarit në Turqi me qëllim nxitjen e tyre për të vazhduar sukseset në të ardhmen. Në kuadër të këtij programi do të sigurohet mbështetje për të diplomuarit e suksesshëm të grupmoshave të ndryshme në kampionate ndërkombëtare dhe rajonale.

Aplikimet fillojnë më 10 janar dhe mund të bëhen gjatë të gjithë vitit përmes adresës “basvuru.ytb.gov.tr

Ndërsa në adresën www.turkiyemezunlari.gov.tr do të gjeni një informacion më të zgjeruar në lidhje me aplikimin për programet në fjalë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re