Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitet e Afrishme (YTB) ka vënë në jetë këtë vit shumë programe mbështetëse arsimore dhe financiare me qëllim për të kontribuar në zhvillimin individual të studentëve ndërkombëtarë që janë diplomuar në Turqi dhe kthyer në vendet e tyre ose që vazhdojnë ende studimet në Turqi si dhe për të mbështetur punimet dhe projektet e tyre.

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga YTB, me anë të programeve që janë ofruar brenda vitit 2020 janë realizuar programe të ndryshme për të mbështetur projektet e suksesshme të studentëve ndërkombëtarë që janë diplomuar dhe vazhdojnë ende studimet në Turqi; për të kontribuar në zhvillimin e tyre akademik, kulturor dhe social gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

Nëpërmjet këtyre programeve mbështetëse janë realizuar 54 projekte për shoqatat e të diplomuarve në Turqi; janë organizuar aktivitete të ndryshme për të siguruar takimin e të diplomuarve në Turqi me botën e biznesit; për zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore dhe forcimin e lidhjeve me kulturën turke.

Për ata që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në arsim dhe biznes është organizuar aktiviteti “Çmimet për të diplomuarit në Turqi”, ndërsa të diplomuarit në Turqi në pozicione drejtuese në firmat e huaja që kontribuojnë në marrëdhëniet dypalëshe tregtare me Turqinë u takuan me biznesmenët turq në platforma online (në internet) dhe vlerësuan ekonominë globale post-pandemike.

Gjithashtu për studentët që janë në vitin e fundit në universitetet turke u realizuan projekte për forcimin e lidhjeve të tyre me të diplomuarit e mëparshëm si dhe u përgatit një raport me emrin “Kontributi i biznesmenëve të diplomuar në Turqi në vëllimin e tregtisë së jashtme turke”.

YTB ndërmori edhe detyrën e promovimit të universiteteve turke për nxënësit e shkollave të mesme në Turqi dhe përgatiti edhe një anketë për punësimin e studentëve ndërkombëtarë të diplomuar në universitetet turke.

Sipas anketës në fjalë 72 për qind e të diplomuarve në Turqi kanë gjetur punë 6 muaj pas diplomimit, kurse 93 për qind janë pro bërjes biznes me kompanitë turke.

Midis punëve të tjera që janë bërë gjatë pandemisë, gjithashtu bëjnë pjesë edhe konkurset për artikuj shkencorë, projekte dhe raporte të ndryshme.

Qindra punime u prezantuan nga studentë ndërkombëtarë në konkursin me titull “Bota pas pandemisë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re