Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos e shesin votën.

Duke iu referuar një portali të ngritur nga KQZ për të denoncuar rastet korruptive të shitblerjes së votës, ambasadorja e SHBA, iu bën thirrje qytetarëve të mos ia dorëzojnë fuqinë e tyre kriminelëve.

“Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve.

Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, deklaron Yuri Kim.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi postoi më herët linkun e portalit ku qytetarët mund të denoncojnë rastet korruptive.

“Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerjes së votës!

Raportoni dhe denonconi rastet e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore! Që prej datës 10.03.2021 “𝐏𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞”- 𝐊𝐐𝐙!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko