Ambasadorja amerikane, Yuri Kim kërkoi nga drejtësia të luftojë korrupsionin.

 

Në një tryezë të përbashkët të organizuar me temë “Forcimi i drejtësisë penale”, Kim përmendi edhe një herë urdhrin e nxjerrë nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden për të sekuestruar pasuritë e atyre që cenojnë sigurinë kombëtare përmes korrupsionit.

 

Sipas diplomates, ky fenomen mund të luftohet vetëm nëse të gjitha organet bashkëpunojnë.

 

“Ju e dini, që ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni, fokusi ynë është punë e përbashkët dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Veprimet që kemi dëshmuar në javët, madje në vitin e fundit, që kur institucionet janë ngritur, kanë filluar që të krijojnë besimin e publikut. Në fakt, ngritja e këtyre institucioneve ka qenë një hap themelor i reformës në drejtësi, sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit, apo mungesës së publikut. Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë që SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin Perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të vetingut, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme, ju nxis që të punoni së bashku për të gjetur mënyra më të mira për t’i trajtuar ato, SHBA do ju mbështesë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, më të begatë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re