Zgjatja e mandatit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët ka qenë kryefjalë e këtyre ditëve në skenën politike.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yrui Kim duke kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të kalojë reformën kushteteuese që garanton zgjatjen e mandatit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët.

“Takova sot ambasadorin  e OSBE, Vincenzo Del Monaco,  për të diskutuar një sërë çështjesh.

Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut.

Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re