Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, vlerësoi ecurinë e bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Ajo bëri një postim në Twitter, ku shkroi se “është mirë që të dëgjosh që Këshilli Politik po bën progres”.

“Është mirë të dëgjosh që Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po bën më shumë progres. I kam takuar të gjithë anëtarët- Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe besoj se ata do të marrin vendime të zgjuara. Faleminderit që vutë të ardhmen e Shqipërisë të parën.”, ishe statusi i ambasadores së SHBA-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re