Zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, Yuri Kim, ka folur për vizitën në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili pritet të vijë më 15 shkurt.

Yuri Kim, gjatë konferencës me gazetarët së bashku me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit James O’brien, ka zbuluar se Blinken do të mbërrijë në Tiranë në kuadër të 100 viteve të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Veç kryeministrit Edi Rama, ish-ambasadorja amerikane në Tiranë ka zbuluar se Blinken do të takojë dhe kreun e shtetit, Bajram Begajn.

“Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000.

Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt.

Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërisht në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.

Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, ka thënë Kim.

Kujtojmë se Blinken mbërrin në aeroportin Nënë Tereza pas pas mesditës së 15 shkurtit dhe do të pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Ai gjithashtu pritet të takojë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin, ndërsa me kryeministrin Rama, pas takimit dypalësh, do të kenë dhe një konferencë për media.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re