Skip to content

Yuri Kim flet për herë të parë për përplasjen me Metën: Unë flas në emër të SHBA-ve, mora Ok nga Washington

Ambasadorja Yuri Kim ka folur për herë të parë këtë të martë për përplasjen në distancë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

E ftuar në Opinion, Yuri Kim deklaroi se ajo kur bën një deklaratë nuk janë fjalët e saj personale por është qëndrimi i qeverisë së SHBA-ve, duke shtuar se për qëndrimet e saj ajo merr gjithmonë miratimin e Ëashington-it.

Pak ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim shkroi në Tëitter se deklaratat që nxisin dhunë duhet të ndëshkohen me të gjithë fuqinë e ligjit.

I menjëhershëm ishte reagimi i Metës, i cili ishte i ftuar në Syri TV, nga ku bëri një deklaratë të fortë duke thënë se Ambasadorja e ka shantazhuar.

“Meqë mëdergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën. Meqe jam transparent po ju them edhe një fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre ne punet e brendshme te Shqipërisë ne kete menyre te njeanshme. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo,” tha Meta para zgjedhjeve.

Biseda:

Fevziu: Çfarë ndodhi mes jush dhe Presidentin?

Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione. Ajo që dua të përsëris është që kur unë flas, flas në emër të SHBA-ve. Kur arrij një qëndrim dhe detyra ime është që qëndrimi të jetë sa më i qartë, përpiqem të jem sa më i qartë. Këtë do vazhdoj të bëj.

Fevziu: Tweet juaj që komentonte deklaratën tuaj ishte zyrtar?

Kim: Absolutisht.

Fevziu: Ishte diskutuar në Washington?

Kim: Sigurisht.

Fevziu: Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme?

Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por unë mun d vetëm të bëj punën time, pra të shpreh pikëpamjet e qeverisë së SHBA.

Fevziu: Çfarë mendoni për komisionin për shkarkimin e Metës?

Kim: Kjo është një çështje e brendshme dhe nuk komentoj çështjet e brendshme.

Fevziu: Përplasjet e Metës dhe SHBA-vë?

Kim: Mendoj që SHBA-të kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mirë me udhëheqësit e këtij vendi. Unë do të bëj më të mirën që të vazhdojë kështu.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb