Numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13, pas betimit të Manjola Kajanës.

Pas betimit të saj ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme me prokurorë të rinj, ndërsa ka dërguar tjetër mesazh për politikanët.

Sipas saj, reforma në drejtësi nuk ndalet dhe se me rritjen e numrit të prokurorëve të SPAK po ngushtohet laku për të korruptuarit.

“Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re