Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se i dhimbset Shqipëria kur sheh se ç’rini ka, një aset që sipas saj duhet shfrytëzuar për të ardhmen e vendit.

“Rinia shqiptare është në nga asetet më të madha të vendit.

Shqipëria ka një popullsi të re dhe dua të angazhohem me rininë këtu dhe të sigurohem që ata ta dinë se sa me vlera janë dhe të diskutojë me ta ëndrrat që kanë dhe të sigurohem që ata ta dinë se nuk duhet vetëm të shpresojnë dhe të ëndërrojnë, por duhet të përveshin mëngët dhe të punojnë, dhe të sakrifikojnë për të arritur qëllimet e tyre.

Unë e shikoj atë zjarr tek rinia këtu dhe dua që ajo të gjejë motivin për të qëndruar këtu me dëshirën e tyre dhe të prodhojnë diçka të mrekullueshme për vendin e tyre”, tha Kim gjatë një interviste për Marshall Center Voices.

Ambasadorja amerikane theksoi se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër, pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar, por problemi sipas saj qëndron tek ligji dhe gjykatat.

Ajo thekson se mungojnë disa aspekte që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë, edhe pse ka mundësi të jashtëzakonshme në turizëm dhe infrastrukturë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re