Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në manifestimin pro Ukrainës që po mbahet sot në Tiranë.

Kim tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë ishte i paprovokuar, ndërsa shtoi se Vladimir Putin i kishte bërë llogaritë gabim përpara pushtimit.

“Sulmi rus ishte i paprovokuar dhe i pajustifikuar, Vladimir Putin i kishte bërë llogaritë gabim, pasi mendonte se bota do ti hapte rrugën, ndërkohë që populli i Ukrainës ka rezistuar. Nuk ka popull që e di më mirë se shqiptarët se çfarë do të thotë të të mohojnë egzistencën”, tha Kim.

Fjala e plotë e ambasadores amerikane:

Që prej muajit shkurt kemi parë sulmin e nisur nga presidenti Putin ndaj Ukrainës. Sic tha Biden në fjalimin e tij, Putin i kishte bërë keq llogaritë, ai mendoi se do të futej në Ukrainë dhe bota do i hapte rrugë, por u ndesh me mur të fortë, u ndesh me popullin ukrainas.

Është nder që të jem sot këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov dhe të tregojmë mbështetjen ndaj popullin ukrainas. Besoj që cdo shqiptar që është i pranishëm sot bie dakord me këtë. Nuk mund të them vetëm se jeni pjesë e Europës dhe prisni të bëheni pjesë e BE, por sepse askush më shumë se shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde, e di mirë cfarë do të thotë kur dikush është kundër jush.

Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit për bombat e terrorizmit, askush nuk e njeh më mirë agoninë e hapjes së varreve për të afërmit që kanë vdekur apo më keq, pamundësia për t’i dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën apo ngushëllimin kur shtrin dorën drejt një miku që ka nevojë. Ju bashkohem sot për të shprehur solidaritetin me popullin e Ukrainës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re