Skip to content

Yuri Kim mbërrin në kryesinë e Kuvendit/ Takim me Etilda Gjonajn e Jorida Tabakun, çfarë pritet të diskutohet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim po zhvillon një takim deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe atë socialiste, Etilda Gjonaj.

 

Takimi po zhvillohet në mjediset e kryesisë së Kuvendit, ai është i rradhës pasi diplomatja e lartë është takuar më herët me dy krerët e grupeve kryesore parlamentare, Taluant Balladhe Enkelejd Alibeaj.

 

Takimet vijnë në kuadër të një sërë reformash që priten të ndërmerren siç është ajo në diskutim, territorialja dhe e pritshmja zgjedhorja.

 

Po aq në qendër të bisedimeve do të jenë edhe financimet e huaja, e veçmas ato nga Rusia të cilat SHBA i kanë cilësuar si kërcënim për demokracinë.

 

Ndryshe nga takimet me krerët e grupeve parlamentare që janë zhvilluar veçmas, ky i fundit do të zhvillohet me të dyja deputetet së bashku.