Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vlerësoi të gjitha palët politike për gjetjen e dakordësisë për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Kim tha se të gjithë palët kontribuan për marrëveshjen dhe lëshuan terren. Sipas saj nga marrëveshja fiton Shqipëria.

“Jam shumë e lumtur që Këshilli Politik arriti në një marrëveshjë këtë mbrëmje, marrëveshje e rëndësishmë në saj të kontributit të dhënë në disa orë punë. Të gjitha palët kanë dhënë kontributet e tyre, por kanë hequr dorë, e kanë dhënë diçka që Shqipëria të përfitojë. Është Shqipëria që përfiton nga kjo gjë. Disa do ta quajnë marrëveshjen si jo të mjaftueshme dhe do ta kritikojnë. Por pa ta shikojmë në një kuadër të gjërë të gjithë do ta mbështesin. SHBA është krenarë për këtë marrëveshje dhe do t’u mbështesim në rrugëtimin europian”, tha Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re