Pas përfundimit të misionit në Shqipëri, stafi i ambasadës amerikane në Tiranë i ka dhënë lamtumirë diplomates Yuri Kim.

yuri kim

Me anë të një postimi në Facebook të ambasadës thuhet se stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri.

“Lamtumirë Ambasadore Kim! Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re