Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së DASH Madalene Albright. Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se Albright ishte një kampione e palodhur e demokracisë dhe një mike e vërtet e popullit shqiptar. Kim gjithashtu ka kujtuar kohën kur Albright vizitoi Shqipërinë në vitin 2000.
Postimi i Plotë nga Yuri Kim:
Kur Madeleine Albright vizitoi Tiranën në vitin 2000, ajo tha: “Ndërsa shikojmë përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne shikojmë nga Shqipëria për të ndihmuar në udhëheqjen e rrugës.” U preftë në paqe kjo kampione e palodhur e demokracisë, mike e vërtetë e popullit shqiptar dhe një amerikane e shkëlqyer.
When Madeleine Albright visited Tirana in 2000, she said, “As we look ahead to a new & brighter future for SE Europe, we look to Albania to help lead the way.” May this indefatigable champion of democracy, true friend of the Albanian people & great American rest in peace. pic.twitter.com/QIWRikhROT
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 23, 2022
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
