Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një mesazh në rrjetin social Twitter ku bën thirrje për distancim nga e kaluara.
“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë.
Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën.
Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”, shkruan Yuri Kim.
Ndërkohë, ky postim vjen pas zhvillimeve të fundit në PD ku të shtunën kjo forcë politike mblodhi forumin e saj më të lartë, Kuvendin Kombëtar.
Në këtë organizim një pritje të veçantë ju kushtua ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(TemA)
