Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke bërë “retweet” postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin, i bëri thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Kemi vënë re që Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në Parlament dikë që është përfolur për korrupsion.

Të tjerëve u them: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” që të qëndrojmë të heshtur?

Pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë? Kjo është ajo që mendoni se meritojnë votuesit?

Shqipëria meriton më shumë”, lexohet në postimin e ambasadores amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re