Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dha fjalimin e lamtumirës, por emri i saj duket se do të vijojë të lakohet nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili nuk është kursyer ndaj diplomates amerikane që pas shpalljes “non-grata” nga SHBA.

 

Nga foltorja, Berisha e akuzoi ambasadoren amerikane për abuzimin me pushtetit, ndërsa e konsideron si bashkëpunëtore të Ramës në shkatërrimin e vendit.

 

“Në historinë e pluralizmit trë këtij kombi, emri i saj do mbetet si person që abuzoi me pushtetin. Së bashku me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Natyrisht, e dëmtove por dështove. Nga ana tjetër, me qëndrimet e tua jee vetmja ambasadore në 32 vite largohesh nga ky vend si sekretare e përgjithshme e PS-së, jo nga unë.”- thotë Berisha.

 

Ish kryedemokrati kërkon nga Yuri Kim që të kërkojë falje ndaj popullit shqiptar përpara dorëzimit zyrtar të detyrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re