Skip to content

Yuri Kim nuk i ndan ultimatumet: Nuk ka asnjë arsye që Gjykata Kushtetuese të mos ngrihet brenda këtij viti

“KED të mblidhet këtë javë për të vlerësuar kandidaturat”, kështu e ka nisur reagimin e saj Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Sipas Kim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vlerësojë kandidatët e të dërgojë listat në Kuvend e Presidencë. Më tej Kim shkruan se procedurat duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren.

“KED duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë funksionale deri më 12/31. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”

/faxweb