Skip to content

Yuri Kim: Pajisuni urgjent me karta identiteti dhe pasaporta, që të votoni më 25 prill

8864db3a 6e41 41a1 9f40 0b5f97bbcef8 e1602701550974

“Është shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.”

Ky është apeli që u bën qytetarëve shqiptarë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale,Yuri Kim thekson se lëshimi i letërnjoftimeve të reja është pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore.

“Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Merrni letërnjoftim të ri tani, në mënyrë që të mund të votoni, më 25 prill”, shkruan Kim.

“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët të marrin kartat e reja të identifikimit, në mënyrë që të marrin shërbimet & të votojnë në zgjedhjet e 25/4. Lëshimi i kartave të reja biometrike të identifikimit është pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5/6 mbi reformën zgjedhore. (1/2) https://t.co/8xbxsatvYF

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 6, 2021