Nesër do të zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. 4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, procesi për kreun e ‘FBI-së shqiptare’ finalizohet nesër.

Do të jete SPAK ai qw nesër do të zgjedhë kreun e BKH-së mes katër emrave; Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Më pas emri do i dërgohet KLP-së për të vulosur propozimin.

Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës. Ky proces ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë.

Për herë të parë kreu i BKH-së do të jetë i ngjashëm me FBI për hetimin e krimeve, gjurmimin e parave dhe të paprekshmeve. BKH është plotësim i SPAK-ut dhe oficerët do të koordinojnë cdo hetim.

Zgjedhja e kreut të BKH-së u parapri nga një sulm i PD-së dy ditë më parë, ku Edi Paloka hodhi akuza në drejtim të njërës prej kandidateve, Aida Hajnaj dhe me këtë argument kërkoi rikthimin e procesit në pikën zero.

Por e menjëhershme ishte përgjigja e SHBA-së. Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, referuar hapur PD-së, u shpreh se kushdo që ëndërron se drejtësia e re nuk do të vijë kurrë, gabohet dhe duhet të zgjohet nga dremitja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re