“Në emër të Amerikës”, ekspozita e hapur në sheshin “Skënderbej” është vizituar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, duke u fokusuar tek rëndësia e demokracisë.

Të gjithë jeni në dijeni për fillim e këtyre marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, në kohën që po vinte perandoria otomane dhe fuqitë e mëdha menduan që mund ta ndanin Shqipërinë mes vedi.

Si amerikane ndihem krenare që ishte presidenti ynë që tha jo, Shqipëria është një vend një komb dhe meriton të jetë e pavarur dhe të jetë e lirë.

SHBA s’janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë, besonim që ju të ishit një vend i lirë dhe i pavarur se ju ishit miqtë tanë.

Pavarësisht çfarë mund të ndodhë brenda apo jashtë Shqipërisë ky pozicion s’ka për të ndryshuar.

Diktatura komuniste filloi të shtrëngonte kontrollin e saj duke mbyllur kufijtë dhe duke ndërtuar qindra mijëra bunkerë të panevojshëm për të shmangur pushtimet imagjinare, ky është thelbi i kësaj ekspozite, arsyeja pse e kemi se komunistët s’ishin të kënaqur me mbylljen e kombit shqiptar, por donin ta mbyllnin kombin fizikisht dhe shpirtërisht.

Ajo që ndodhi ishte me qindra persona nisën të persekutoheshin.

Persona që kishin pasur marrëdhënie me misionin e SHBA, me organizatën ndërkombëtare me ata që kishin parë çfarë ishte bota jashtë, u dërguan në kampe përqendrimi.

Është një histori persekutimesh dhe brutaliteti, por edhe një histori e dinjitetit dhe qëndresës.

Në fakt kjo nuk është një histori e vdekur, por një histori e gjallë. Ndoshta ju mund të jeni ndikuar të prekur keni qenë të persekutuar ose mund të keni miq ose të afërm që kanë vuajtur persekutime të tilla

Ndaj është me rëndësi të kujtojmë gjithë këta njerëz tmerret që kanë kaluar, ata burra e gra trime nga të gjitha anët e Shqipërisë që patën guximin të rrezikonin jetën.

Demokracia që kemi sot mund të mos jetë e plotë, mund të mos jetë e përkryer por është me rëndësi të kujtojmë që është bërë përmes gjakut mundit dhe djersës të atyre personave që luftuan e punuan, paraardhësve tuaj, është gjë e çmuar dhe të gjithë ne duhet ta mbrojnë atë”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re