Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përshëndetur zgjedhjen e Holta Zaçajt si kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Zaçaj u zgjodh në raudin e tretë, ku mori 5 vota kundrejt Fiona Papajorgjit dhe Marjana Seminit. Nëpërmjet Twitterit, Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi.

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.

LEXO EDHE: PROFIL/ Kush është Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur...”, ka shkruar ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re