Skip to content

Yuri Kim pyet kandidatët e Berishës: Çfarë po u premtoni qytetarëve? Çfarë duhet të presë SHBA nga ju

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë haptazi me qëndrim për zgjedhjet e 6 marsit, duke tentuar në njëfarë forme të intimidojë kandidatët e koalicionit Shtëpia e Lirisë, të kryesuar nga Berisha.

Në një postim në Twitter ajo pyet kanidatët e Berishës se çfarë mund t’iu premtojnë votuesve të tyre, sa kohë që drejtohen nga një person i shpallur non grata nga SHBA-të.

Kjo është hera e parë që një ambasadore e huaj në vendin tonë, del në një mesazh kaq direkt në lidhje me zgjedhjet e qytetarëve shiptarë përpara kutive të votimit.

Reagimi i Yuri Kim:

Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA non grata për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve?

Kush do t’ju drejtojë juve nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni Berishës? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?

Në 6 Mars në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për pushtetin lokal, konkretisht në 6 bashki të vendit, përfshirë Shkodrën, Durrësin, Vorën, Dibrën, Rrogozhinën dhe Lushnjen. Fushata e kandidatëve nisi zyrtarisht të shtunën, ndërkohë që pritet të zgjasë dy javë.

PD ka hyrë e përçarë në këto zgjedhje, me Berishën që ka futur në garë kandidatët përmes koalicionit Shtëpia e Lirisë, dhe Bashën dhe PD-në zyrtare, që kanë propozuar 6 kandidatë të tjerë.

Në një kohë kur apeli ësht që në këto zgjedhje të ketë një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve, pasi mund të jetë një trend dhe tregues u zhvillimeve të mëpasshme në vend, ambasadorja Kim,  ka zgjedhur që të pozicionohet me këtë qëndrim të sajin.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb