Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane vijon te percjelle mesazhe per rendesine e reformes ne drejtesi.

Ne nje postim ne twitter, diplomatja Yuri Kim shkruan se reforma ne drejtesi duhet te ece perpara, pavaresisht pengesave.

Sipas saj Kolegji i Posacem i Apelimit ka nje pune te veshtire, por vetingu duhet te vazhdoje per te treguar pergjegjesi dhe per te fituar besimin e popullit.

Ndersa ne nje postim te meparshem Ambasadorja ka publikuar foto me dy komisionere publike per te cilet shkruan se jane te perkushtuar  per te siguruar integritetin e vetingut duke apeluar vendime.