Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, njoftoi sot se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin 900,000 dollarë shtesë Shqipërisë për COVID19, duke e çuar totalin në mbi dy milionë dollarë të dhënë për laboratore, gjurmim të rasteve dhe ndihmë teknike”.

Sipas znj. Kim, “kjo mbështetje ecën në vazhdën e 700 milionë dollarëve ndihmë totale të dhënë prej vitit 2000.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithnjë krah miqve dhe do të udhëheqin luftën kundër kërcënimeve globale,” ka përfunduar mesazhin e saj në Facebook, ambasadorja amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re