Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Pikërisht më 4 prill 2009 , Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, duke bërë aleatja më e re në zonën e Ballkanit.

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”. Ambasadorja Yuri Kim.

Pikërisht në këtë postim, ambasadorja amerikane i referohet faktit që NATO do të ndërtojë një bazë të saj ushtarake në aeroportin ushtarak të Kuçovës, duke investuar mbi 50 milionë euro për modernizimin e saj. Kështu NATO do të ketë në Shqipërinë bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re