Skip to content

Yuri Kim: SHBA mbështet integrimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shprehur mbështetje për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo thotë se SHBA mbështet edhe nismën e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përkushtimi ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021. Mbështesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera  që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim.