Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pergenjeshtruar portalet prane opozites, qe kane keqinterpretuar nje deklarate te saj, sikur ka thene se mbeshtet ndryshimin me 25 prill.

Kim në një reagim në Twitter thotë se ka parë disa tituj gazetareskë që janë keq-orientues duke ftuar për të parë të plotë intervistën.

Më tej ajo thekson se SHBA-të nuk mbështetin ndonjë kandidat ose parti të veçantë.

Diplomatja amerikane nënvizon se SHBA-të paralajmërojnë kundër atyre që blejnë vota apo frikësojnë votuesit.

“Po shoh disa tituj çorientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën.

Nuk mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të njohur vullnetin e tyre përmes votës së tyre.

SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit” shkruan Kim në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re