Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pati një të enjte të ngjeshur me aktivitet dhe takime në Tiranë.
Menjeherë pas përurimit të Memoraliat të Holakaustit ku ishte në krah të kryeministrit Rama, diplomatja amerikane ka shkuar të takojë numrin dy të socialistëve Taulant Balla.
Burime për Vizion Plus bëjnë më dije se takimi kokë më kokë ka zgjatur rreth 40 minuta tek salla e seancave plenare.
Mësohet se në fokus të takimit ka qënë ecuria e reformes zgjedhore dhe specifikisht marrëveshja e nënshkruar me ndërmjetësimin e ndërkombetarëve.
Ne menyre te vecante vete ambasadorja Kim u investua personalisht qe palet te perafroheshin ne kete diskutim maratone.
