Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi pas opinionit të Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është tema e diskutimeve të kësaj paraditeje në këtë takim, pasi Yuri Kim ka mbështetur opinionin final të Venecias që i dha të drejtë Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese si dhe dha edhe rekomandimet për vakancat.

Yuri Kim ka filluar takimet nga Ruçi, i cili sot ka një ftesë për t’u takuar me Metën pikërisht për të adresuar rekomandimet.

Nga ana tjetër ambasadorja amerikane kërkon që Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet brenda 2020 ndërsa palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për vakancat në mënyrë që mos ketë konflikt siç ndodhi dhjetorin e kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re